ZHANETA OGRANAJA
Poezi
MUA, NDRYSHE NGA HAVZI NELA, NUK ME VAREN DOT
Aty ku Havzi Nela, poet kuksian ai
Kish besim, unë s’u mbështeta dot
Bile, as në martesë e as në fëmijë asgjëkund, se tërë rrjeta janë pabesi
Dhe më shumë figura popull është forca që lëviz, është integruar me krimin kundër pafajësisë në botë
(Sepse janë vetë hallkat e zinxhirit skllavëri tok)
Lakun litar kjo figurë nuk ma vuri në fyt
Në ndonjë Kukës të ri nuk më vari dot
Por në riatdhesim më ka thyer shpresat, zemrën, instinktet duke më zhyt
Në një gjiriz inferioriteti, Mathauzen-i më i ri nga ku terrorizohem fillikat pa shtëpi, pa fëmijë, ditë e natë kot, fare kot
Pa jetë e pa vdekje, kufomë rroj
Dhe jo një ditë a një vit, por përjetësisht
Kjo varje kësisoj nuk di se kë kënaqi e kë shpagues, hakmarrës gëzoi
Ndërkohë unë i padita të gjitha raportet intime, këtë unitet me diversitet, gji dinakërish e pabesish mbi vlerat, sigurisht
Ka emrin Aushvic, Ravenbryk, Mathauezen, nazi-fashist ky front
Përmbi një të tërë tok është dyluftimi i pazakontë, dueli më i ri
Po jap këtu figurën e popullit si forcë të vërtetë të vdekjes sociale ferri i vërtetë në botë
Edhe janë gozhdët e gropës të dërrasës në Mathauzen, këta, që më janë ngulur në trup në këtë Shqipëri.
Unë, një botë shpirtërore më e gjerë
Më e gjerë se mjedisi rrethues pervers dinakëri që hyn në konflikte të sajuara me mua kot
Nën sprova të imponuara me dhunë e privim të lirisë, raporte banale përmbi një jam me tërë
Unë, një poet disident me botë të dëlirë si me çiltërsinë e një fëmije në botë
Ndryshe nga Havzi Nela, më terrorizojnë mua
Mjedisi rrethues, baza që hyn në konflikte kot, fare kot
Këtu rroj pa togfjalëshin e dashurisë nën injorim, pa më thënë njeri: Të dua
Shqipëria demokratike për mua në këtë riatdhesim është Mathauzeni më i ri në botë
Lakun litar kjo figurë nuk ma vuri në fyt
Në ndonjë Kukës të ri nuk më vari dot
Por në riatdhesim më ka thyer shpresat, zemrën, instinktet duke më zhyt
Në një gjiriz inferioriteti, Mathauzen-i më i ri nga ku terrorizohem fillikat pa shtëpi, pa fëmijë, ditë e natë kot, fare kot
No comments:
Post a Comment