Sunday, July 4, 2010

Në kampin e riedukimit të grave

ZHANETA OGRANAJA
Poezi

NE KAMPIN E RIEDUKIMIT TE GRAVE

Këtu
kam parë gratë të punojnë me garë
kur e nxehta- djeg si saç mbi kokë, ato nëpër arë
edhe kur shiu bie litar - porsi i tërbuar.
Këtë ligj absurd, ta kundërshtojmë s'kemi guxuar.

Mbi fushë qendron dielli
dhe i sheh të gjitha nga lart
në zenit...

Medet- Asnjë, për shpërblimin e lirisë s'e ngre zënë
qoftë edhe kur uji u hyn në palce në trupat lakuriq.

Mes grave jam- dhe ndjej në çdo grua
brengën e madhe- brengën katran të zeze
nën qiellin e turbullt, më duket mua
ky, kampi i riedukimit të grave, porsi varrezë...


Botuar në gazetën "Egnatia", Athinë 1994.


NENA IME ME BESHTYU NE GJYQ

“Më dërgo për nënën një poezi”
Më thosh Fatime Kulli në një mesazh sot
Sepse një mike boton një antologji
Për nënat me të gjitha vargjet nga tërë poeteshat tok


Ky mesazh i ri sikur po më thotë
Për nënat të bësh një poezi të re
Jo vargjet që ke shkruar gjer më sot nga ka mot
Por atë që për nënën s’e ka thënë asnjë ende

Dhe vërtetë, kjo që do të them tani
Me nënën s’ka bërë vaki, s’ka ndodhur gjëkund
Dhe e kam fjalën kur më erdhi nëna në takim pas dënimit në burgun e zi
Në vend të më përqafonte, më pështyu nën lot.
Sikur më mallkonte, botën burg e tundi, e mua më shkundi

Unë prisja nga nëna si bijë pas dy vjet hetuesi, dashuri
Dhe për të ligjtë rreth e rreth të ngrinte zë
Për ata që fatin ma bënë pluhur, baltë e hi
Por, edhe ajo, çuditërisht, më pështyu, u bë me ta një
(ç’kuptim ka e pështyra e saj, kush është armiku, ku, vras mendjen për këto)

Mirë ata s’e nuk më kishin gjë
Dhe më bënë kurban me akuza të supozuara që të fitonin pushtet e trofe
Por unë, nënën, akoma s’e kuptoja dot, atë
Përse më pështyu, përfund, më poshtë se hetuesia më futi në gropë, nën dhe

Rahmet nëna ime, me prosvaljen s’ishte mësuar
Kish bërë në shkollën femërore Korçë tamam pesë klasë
Bijën e vet s’e donte armike, me ato pranga në duar
Dhe nuk donte emrit të bukur nënë e bijë asnjë qime nga vlerat që t’i shkasë

Në vend të pështynte, nëna, inkuizitorët, ata
Ajo më pështyu pikërisht pafajësinë mua
Që emrin nënë mos e përbaltnin, mos e preknin as ca
Tani instinktet e amësia ia çmoj. Më shumë e dua

Ajo, nëna, tek dënimi im pa që edhe ata po e hiqnin zvarrë
Vetveten e pa të kallur në dhe të gjallë
Edhe mua më bëri të marrë
Të marrë bëri dashurinë, poezinë disidente vërdallë

Secili për vetvete, Zoti për tërë
Hajde-hajde si erdhi një kohë
Të pështyn nëna që kokën të ka bërë
Nga që ndër pranga nuk do të të shohë
(Krijesën e vet që e ka ushqyer me gjak e me sis ndodh për ta mohuar)

Në fuqinë e mbinatyrshme të Perëndisë
Dramën e fatit tim, tragjedinë nëna, ajo e pa
Trinomi njeri-femër-poet në gji të shoqërisë
Armiqësi nuk e shikonte as ca

Në atë takim, në jetën e botën e tërë
Më bëri të ligë nëna, bijën, mua
Sepse dënohesha si armike e supozuar për gjëra që s’i kisha bërë
Ndaj tek ajo e pështyrë ndjeva fjalën e pa thënë: “Të dua”

Ato stërkala pështyme ishin oriz nusërie për mbi mua
Ato stërkalat e pështymës, mendimet e dashurisë së një nëne për fyerjen që ndjente ndaj fëmijës së vet
Ajo ishte nënë aq e madhe me atë të pështyrë pikërisht, atëherë kur mendonte unazën e nusërisë, ato byzylyçka, ato pranga pikërisht kur dukej sikur s’më donte më mua
Nëqoftëse unë nuk e kam kuptuar me vetëbraktisjen time për figurën popull e komb, atë si dhuratë më të çmuar të nënës, atë pështymë, heshtja nis të ulërijë dhe lotët më bien vetë për atë jetë anti-jetë, kur ish vetvetishmëria e vetperfeksionimi mundësi për progres të vërtetë.

Për nënën, për të, unë bija e akuzuar dola bijë e mallkuar, e ligë. Isha aty disfatiste nga bota e ligë me shpagë e gjuetarë tërë
Tek unë nëna pështynte pikërisht botën e ligë, mbase ngaqe atë si flamur triumfi nuk e pështynte dot sepse nuk i jepte dot dum hesapeve, llogarive, armiqësisë, pabesisë
Sepse unë isha tjetërsuar nga flamur triumfi, në flamur kapitullimi tani, viktimë, haraç social që do laja mëkatet që nuk i kisha bërë
Ngaqë më donin, doemos: rrjetë, karem, sidomos të integruar në krimin punë që dëshmitarët e verbër, ata zagarë, mos më kishin preh e gjah më në gjueti. Këta kriminelë të vërtetë që më shpallën me supozime armike të Shqipërisë për faj të virtytit, dlirësisë e poezisë.

Atëherë mendova; ç’kuptim ka e pështyra e saj këtu sot
Kush është armiku dhe ku; unë vallë?
Vras mendjen për këtë, e nënën nuk e rëndoj dot
Sepse në gjirin e saj, në gjirin e Shqipërisë, të përdjelltë më donte nëna, vërdallë

Vallë ata apo unë nuk e dija kush ishte armiku, ai
Apo nuk dija unë për të luftuar me të
Diçka e tmerrshme kjo nënë. Interesante, me këtë dashuri e më këtë bukuri
Më shkrepi në tru t’i thosha: “Mami më fal”, nën zë

S’po gjeja fjalën, nënën për ta afruar e për ta qetësuar
Një dashuri e humbur nëne ky takim
Ajo nuk dëshiroi asgjë për të më dëgjuar
Dhe iku e përbaltur sa më s’ka, pa më parë në sy. Ah, disidenca ime se ç’fillim

Jam ulur në tavolinë, pas dekadash tani
Dhe kam përpara kokën me flokët e bardhë dëborë, ja
Ndërsa shkruaj për nënat sot, nënën që i dha një frymë të re këtij takimi kur unë kisha vrarë veten. Dhe tani është shekulli i ri
Kujtimet më sjellin dënimin tim të parë në rini, dëshmitarët e verbër, nënën interesante, të gjithë personazhet, ata

Ka njerëz që s’kanë lindur në vendin e vet
Dhe as në kohën e tyre, ata
Pra, duhet të kisha lindur më përpara apo më vonë
Dhe s’di se ku në këtë jetë që të mos arrestohesha me akuza të supozuara, duke më pështyrë dhe të mos më pështynte nëna ngaqë inferiorë ishin shtypësit në mjedisin rrethues si më s’ka.

Dhe vërtetë, kjo që do të them tani
Me nënën s’ka bërë vaki, s’ka ndodhur gjëkund
Dhe e kam fjalën kur më erdhi nëna në takim pas dënimit në burgun e zi
Në vend të më përqafonte, më pështyu nën lot. Sikur më mallkonte, botën burg e tundi, e mua më shkundi


No comments:

Post a Comment