Sunday, July 4, 2010

Nën peshen e mallit

ZHANETA OGRANAJA
Poezi


LAMTUMIRE!

Po iki prap me zhgënjimin për gjithçka
nga politika, demokracia dhe miqtë
Nga cmirëzinjte, që shtiren si shpëtimtarët e mi, ata
Që me të keq ma kanë mua dhe Shqipërisë.

Lamtumirë
Unë me poezinë time po iki
S'di as vetë se ku...


NEN PESHEN E MALLIT

Eci tulatur nën peshën e mallit
nëpër botën e huaj - në mergim.
Fëmijët ku ndodhen? Si i kam valle?
Kjo pyetje lind çdo çast pikëllim.

Rretheqark, kurrkush, asgjë s'më thotë
në këtë rrugë nga malli jam si e mardhur
ndërsa eci, nëpër këtë të ftohtë
qajnë sytë, faqet mi kanë lagur.

Eci tulatur me dhimbjen e mallit
dhe gjithmonë, kështu, këtu jam
e etur për njerëzi - për një fjalë
për një fjalë të ngrohtë, që këtu s'e kam.


NE PALIO FALIRO

E nisa shetitjen me ëndrra, dëshira
megjithëse në Palio Faliro nuk njoh asnjë
u ula në një stol bri Egjeut me poezi të mira
s'do mend se s'më pershendeti as dhe një.

Për Tiranën kuvendonim unë dhe poezia
kur në kokëkrisje të dyja u zumë
ajo më akuzonte se e solla këtu
" Ja për këtë mall e këto vargje ", thosha unë.


KENGA KORÇARE

Vala e Egjeut kujtimet e një kënge më sjell
Ah, një këngë dashurie, korçare, e vjetër
Për dashurinë, malli i zjarrtë seç më merr
për dashurinë shqiptare - dhe jo dashuri tjetër.

Nga Antologjia poetike e emigrantëve shqiptarë në Greqi "Balada e largësive", përgatitur dhe botuar nga K.Traboini, Athinë 1995.

No comments:

Post a Comment