Sunday, July 4, 2010

TESTAMENT nga Zhaneta Ogranaja

  • ZHANETA OGRANAJA  (15 tetor 1938 - 22 gusht 2013)

    T E S T A M E N T  nga kreshendua e një të mallkuare

     
    Nuk dua të vdes pa i bërë të qartë shoqërisë njerëzore shkakun e vuajtjeve të mia, prandaj po detyrohem të le këtë testament nga kreshendoja që është formuar gjatë shtatëdhjetë e t...re viteve të mia, si njeri i mallkuar. Për këtë, le të më marrin mëri dhe inat që të tërë. Por unë mendoj që arti i marrëdhënieve njerëzore dhe sistemi i përfitimit në të, konform krimit punë e krimit masiv, që janë qëllimi në këtë jetë dhe që bëjnë luftën kundër jetës njerëzore. Kam vënë re që ndodh që udhëheqja politike, pasi marrin votat e figurës popull, popullin e bëjnë badigardin e shfrytëzimit të tyre, si një popull ushtar, pengun e shfrytëzimit të vet, duke e detyruar të bëjë beteja që kjo udhëheqje politike nuk i bën dot vetë, por i nxjerr gështenjat nga zjarri me forcën lëvizëse popull, që përfaqëson natën e zhvillimit njerëzor, si kontigjent inferior, egoist dhe kriminal. Sidomos, me metamorfozën e saj me gjithë fantazmat, pak a shumë terrorizuese, përmbi pafajësinë, me njerëzit e saj keqbërës, perversa dinakë, me veprimet e saj sfilitëse, si skenarë nga më banalët e intimët, e më të fëlliqurit. Bile, me makthet e saj të tmerrshme dhe këto bëhen vetëm natën, si krime të organizuara. Në një situatë të tillë, ditën apo natën, nga kjo mënyrë e organizuar e shoqërisë, mund të na ndodhë gjithçka. Jemi të dorëzuar pa mbrojtje tek fuqitë e padukshme, që ne mbrapsim shumë lehtë ditën. Ata hakmerren natën me ligje, gjaku i humbur, që do të thotë që ata nuk janë kurrë mëkatet që kanë bërë përmbi këdo. Në këtë mes rëndohet vetëm shpirti pafajësi, i lënë të rrojë i vetëm fillikat. Me këto shënime dua të bëj identifikimin e autorësisë së krimit dhe të tragjedive njerëzore të autorëve, aktorëve dhe regjisorëve, jetën që është një teatër modern për të luajtur pjesë primitive, barbare, pjesë prehistorike dhe antike e biblike, që tregon njëtrajtshmëri e njejtësimin e mënyrës së të jetuarit brez pas brezi. Këtë identitet, ku dizinformimi dhe shtirja e tij zënë vendin e vërtetësisë. Kjo sjell viktimizimin masiv, burgjet e mbipopulluara, ankandet e drogës dhe të prostitucioni e të çdo krimi që realizohet mbi një njeri, ndërkohë përmbi njerezimin, sepse Zotit, kur i preket një njeri, i është prekur njerëzimi. Ja pse, në artin e të jetuarit, në marrëdhëniet njerëzore, ka rëndësi dialogu, raporti si një duel gladiatorësh e gangsterësh, ku njeriu duhet të dijë të kundërshtojë me “po” dhe me “jo” prerazi, konform ligjit të të kundërtave që drejton botën, ku “armik” cilësohet pikërisht ai që kundërshton padrejtësinë dhe shfrytëzimin, këtë bazë sociale të pasigurisë bashkëkohore që pjell viktimizimin, siç thonë: “Derrkuci në dritë doli, dosa, e ëma, e polli”. Ndërkohë, ata që e kanë pjellë këtë realitet dhe që janë kriminel të vërtetë në realitetin bashkëkohor, janë të privilegjuarit. Pikërisht ata, që sigurojnë lumturinë mbi kokën e tjetrit, “me nder” si patriotë. Kështu, identiteti i drejtësisë është vënë në vështirësi nga vetë autorët e krimeve, nga kriminelët e vërtetë, nga mungesa e dëshirës, për të pohuar të drejtën e të vërtetën nën një konspiracion të madh të plotë, të cilin, nëse e dekonspiron, e paguan me kokë. Identifikimi i këtij fenomeni është i vënë në rrezik nga vështirësia për ta ndjerë veten si të ngjashëm me atë të viktimës, pre e gjah. Këto janë dy pengesa që ndesh njeriu në jetë në udhën e vetë. Drama e njeriut është shkak i avarive që ndodhin në jetë dhe që këto avari njeriu i bën enkas vetë për të pasur mes sho-shoqit diversitet e sfidë shkallësh, rangu, sëre dhe radhe. Njëri përmbi tjetrin nëpër shkallët e elitës dhe hierarkisë, duke krijuar kështu një shpirt egoist dhe xheloz, që tjetrin e sheh me zymti.
    Ja, antagonizmi njerëzor. Mizori, botë kriminale, njeri i zi dhe botë e zezë. Bile ndodh, kur njeriu konstruktiv në qytetari, s’bën asgjë nga ç’ka i kërkoj loja dhe jashtëloja. Kjo, puna krim e krimi masiv, ai ndihet i vënë në shënjestër si... armik, i kërcënuar, i prekur, i tredhur, i tepërt, si “persona non grata”. Ateist pa hak, kur është shpirt bukurish dhe një njeri i denjë për të përfaqësuar shëmbëllesën e harmonisë qiellore. Egërsitë e bëra në gjirin e shoqërisë njerëzore nga vetë njeriu vetëm për egoizëm, të ngritura në sistem përfitimi, janë fakte që nuk kanë se nga të lëvizin bythën, por janë edhe prova të tmerrshme për jetën tonë kriminale, për shoqërinë kriminale, sepse këto i bën shpirti i zi, njeriu i zi me krimin punë dhe krimin masiv me figurën popull, kundër një njeriu me luftë të padrejtë dhe të pabarabartë përmbi një shpirt pafajësi, virtyt e dlirësi, pervers e dinakëri i tërë, si shpagë e një trashëgimie të papërsosmërisë, idiotësia e historisë dhe e realitetit që ia kalon rrëfimeve të Biblës dhe rrëfimeve të profetëve në retrospektivë. Përsa kam zbuluar gjer më sot, në këtë instrumentalizim e identifikim të individit, identitetit përmbi mua në këtë identifikim ose maturi, këta mat-sa, pa qenë vetë të përkryer, shtypin përkryerjen e tjetrit nga diktimi dhe obligimi gjoja hyjnor, por në fakt mendoj se është udhëheqja politike e një vendi, e cila ka dëshirë t’i dalë drejtësisë hyjnore si pritë. Por kjo çështje kurrë nuk zbulohet dhe as që ndëshkohen kriminelët e vërtetë. Nuk përballet me të vërtetat e drejtësisë, qartë e mirë, por menjëherë gjithçka mbulohet si thëngjijt e zjarrit nën hi, që, po t’i zbulosh, janë zjarri vetë, por që venë perçen, maskën e viktimizimit, duke dhënë shkaktarë të situatave sistemin e sovranët e vdekur, kur janë vetë xhelatët e çdo kohe që duan të përlajnë burimet e reja të çdo sistemi, duke filluar nga sistemet primitive, deri në sistemet moderne. Këta prezantohen si viktima të së djeshmes, një retrospektivë si refreni më i kobshëm. Nga ky zbulim i drejtëpërdrejtë në marrëdhënie me të gjithë tipat e karakterit njerëzor le të preket kush të dojë, të gjallë e të vdekur. Unë do të them mendimin tim hapur, duke ia hequr hirin thëngjijve të mbuluar, sepse marrë në shumicë, të gjithë janë thëngjij, gaca nën hi, hajdutë të fatit njerëzor, privues, persekutorë, provokatorë dhe informatorë. Ja, vdekjeprurësit, ja edhe vdekja sociale përballë individit. Dhe këta veprojnë jo për besim e besnikëri ndaj vullnetit hyjnor, sa për vullnetin e udhëheqësve politikë, sa për egomani, inat, zili e xhelozi për parti dhe klane, për shkallë dhe për burime të reja interesi. Ndër çastet e vështira të jetës tonë ndërnjerëzore (që vjen nga raporti historik, nga raporti i imët dhe intim) duket sikur bëjmë kthesë, porse në fund të punës, mbetet një tharmë, një gond rryme, një sistem përfitimi që na tremb më shumë nga i pari dhe na demoralizon. Dhe ky është shpirti njerëzor, fanatik e barbar, që nuk ndryshon. Një primitiv që me fanatizmin e vetë shikon interesat e veta dhe të padronëve të vet. Duke e prekur këtë plagë me dorë, kur sho-shoqit ia krejmë sytë vetë duke përçarë e sunduar, duke dhënë koka e duke përfituar, vjen vetëvetiu një pyetje: A do të mund njerëzimi të ndërtojë vërtetë shoqërinë demokratike, një shoqëri humane apo do të vazhdojë viktimizimi ku dënohet pafajësia? Dhe kriminelët e vërtetë rrojnë të lumtur dhe të lirë, duke u bërë miliarderë. Me vila në çdo shtet, me autoveturë, me pasaporta diplomatike, këta që, nga e djeshmja erdhën si bythë pa brekë, e ndjejnë veten për dy apo tre karrige si të përshtatshëm.
    Dhe kjo ndodh kur njeriu, për të jetuar, ose rron me kokën e tjetrit, ose shet veten dhe penisin, klitorin, vaginën, si seksoman brenda gjakut dhe si spiunomanë në temën, informacioni, shoqëria, shteti, ku i bëjnë shtëpitë e tyre,... banesat, zyra sekrete dhe shtëpi publike, ku realizohet pritja e popullit dhe tirret fati i njërit dhe i tjetrit sipas mllefeve dhe trilleve të banorëve që ke përbri. Ndërkohë, për të tjerët një fat tragjik për pafajësinë vetëm nga zilia inferiore. Njerëz, që jeni kaq të lumturuar me një sistem të tillë përfitimi, të tërë përmbi një, duhet të kuptoni një gjë që bota ka Zot dhe ka një zot tjetër-Gjithëkrijuesin, që është At i njerëzimit dhe që kërkon midis krijesave të veta vëllazërimin. Zot nuk janë këta. Këta janë vetëm shëmbëllesa të papërsosura. Fjalën e kam për ata që i atribuojnë vetes fjalën “Zot”, qoftë edhe “Perëndëshe”. Në Shqipëri janë shumë parti, shumë fe që përçajnë. S’ka një ide, një besim në Zot, gjë që nuk i le të rrojnë në harmoni dhe unitet njerëzor e kombëtar. Dhe ky është fakti i përçarjes në gjithë shtrirjen sociale të çdo kongregacioni ndërplanetar. Por, kreshendoja ime, teza ime prek artin e të jetuarit primitivisht e barbarisht, si brenda gjakut, në marrëdhëniet intime, edhe në terrenin tjetër shoqëror dhe shtetëror. Prek këtë sistemin e përfitimit kriminal, ku sho-shoqit i hanë kokën nga kjo seksomani e spiunomani. Kështu kam parasysh edhe sepse ma hëngrën kokën mua dhe pse më përlanë fatin, duke më bërë identifikimin ata që janë të përlyer për vete me çdo gjë të pistë, duan të më molepsin me gjirizin e tyre. Cilëtdo qofshin këta, brenda gjakut, brenda shoqërisë apo brenda shtetit, tek ta mungon dashuria në shpirt, kultura, edukata, kryesisht edukata hyjnore. Secili shikon veten si bajraktar modern që ndan e përçan të tjerët me ligjin: “Nëm të të jap”. Dhe që individi të përfitojë, është i detyruar të japë nënën, nëna jep fëmijën, duke hyrë kështu tentakulat e krimit, të oktapodit gjer në thellësitë e barkut, bartës e përcjellës të jetës. Duke mohuar emblemën e jetës, duke mohuar instiktet e amësisë, instiktet femërore, është karakteristike lufta përmbi prindërit brez pas brezi. Nga brezat e rinj dëgjojmë krime makabre. Identifikimi i individit nga inferioriteti Ky identifikim për individin e identitetin e tij është krim i pashëmbëllim përmbi pafajësinë, misteri më i madh e më i turpshëm të vendosësh të vrasësh tjetrin pafajësisht nëpër natën e ma...rrëdhënieve njerëzore e ta qash ditën. Pikërisht ky rast nuk është krim vetëm për individin, fanatik e fantazëm, por rëndon besimin që ka ide personi dhe ndërkohë rëndon jetën njerëzore, në rastin konkret jetën shqiptare, dhe sidomos, edhe jetën ndërnjerëzore. Sepse kur prek një të pafajshëm, ke prekur gjithë njerëzimin. Ky fakt, më tepër, poshtëron, rrënon, se sa trajton humanizmin, drejtësinë, demokracinë. Ndërkohë shoqëria arrin të bëhet burg social, vdekje sociale dhe individi një vdekje-prurës. Gjithëkrijuesi, Zoti ai, Ati i të gjithë njerëzve, nuk do të shtojë antagonizmin me një besim të tillë tek Zoti, por do ta pakësojë. Besimi do që ta zbusë njeriun ndër ndjesi e jo ta egërsojë, do që të rregullojë prirjet e instiktit, ndër të cilat është edhe egoizmi, zilia, xhelozia, inferioriteti, egërsia. Këtu është nevoja të dallojmë viktimën nga xhelatët (banorin nga banorët gardianë). Të dy janë banorë, por me grada e pozita të ndryshme shtetërore-njëri: “PALO” artificial, gjah e pre në këtë gjueti-të tjerët gjuetarë, gardianë, patrulla, roje, provokatorë, persekutorë, censorë, deri brenda në banesë, si hije dhe fantazma nate. Të gjithë së bashku, zagarë në gjueti. Të dy palët ngulin këmbë për një bindje të vetme në Zot, gjoja si shëmbëllesa të Zotit. Të dy tregojnë vullnet e fuqi deri në kulm, por ka diversitet në identitetin e secilitdo. Në këtë rast lind një pyetje tjetër: Ç’mund të bëjë një njeri i vetëm përballë, kundër një bote të tërë perverse? Besimi nuk është etiketë, as teori. Besimi është faktor i jetës që na mëson “duaje tjetrin si veten”, “mos i bëj tjetrit atë që s’do të ta bëjnë ty” dhe këto parime të besimit duhet të përfitojnë bindje të plota, ndjesi të gjalla, lëvizje të drejtë, shprehje. Fjalë e punë. Drejtues në një sistem jete. Kjo është kulturë fetare, jo për të qenë të gjithë profetë e pejgamerë, por shëmbëlltyra e Zotit, njerëz dhe jo antinjerëz. Ky fakt të kujton një proverb të popullit: “Unë zot, ti zot, lopët kush i kullot?” Nëse dëshirojmë të jemi komb e shtet, njerëz të vërtetë, duhet me doemos të jemi në atë shkallë të kulturës njerëzore e fetare, aq sa mjafton të rrojmë shoqërisht e vëllazërisht të denjë, pa përdhunime seksuale, sidomos brenda gjakut. Këtu ku aktualisht më imponojnë të banoj, duke më privuar strehimin enkas, që të bëjnë këto rrathë të ferrit dantesk, kam parë çdo të zezë njerëzore nga të gjithë që parapaguhen e dëmshpërblehen me trofe të ndryshme për krimet e tyre që vetëm mua të më venë përfund, bile, pa asnjë vlerë njerëzore. Këta këtu janë shpërblyer me Tiranën, strehimin e ri dhe komoditetin jetësor. Akoma nuk e di cili është interesi: i Gjithëkrijuesit apo i këtyrë? Kush gëzon për fatalitetin tim ose të çdo njeriu tjetër? Dhe janë këta që mbajnë Ramazan, por nuk kanë shpirt prej njeriu, nuk kanë motivacione. Shpirti i tyre është krimi punë. Çfarë s’kanë bërë përmbi mua, këta vetë, si prind dhe fëmijët e tyre: me zhurmë si presion psikologjik në çdo orë të ditës edhe duke shkruar në derën time ato poshtërsi që këta i kanë në karakterin e tyre. Trokëllijnë në derë me orar dhe pa orar dhe vidhen, nuk i identifikon dot. Megjithëkëtë unë e di se kush i bën këto, imoraliteti masiv, hajdutëria e fatit të tjetrit. Një zakon, një traditë, një moskuptim i jetës njerëzore, duke rënduar tjetrin pafajësisht dhe pa të drejtë, kur tjetri nuk u ka bërë asgjë dhe janë këta kaq të vetvetishëm në çdo krim dhe kaq të vetëperfeksionuar për të privuar mundësinë që tjetri të jetojë. Veç provokimit e persekutimit, veç vjedhjes së fatit, këta janë ustallarë të çdo magjie, bile magjia është pasioni i tyre për të tjetërsuar padrejtësisht dhuntitë e tjetrit. Janë dhjetra raste që kam konstatuar fakte të tilla. Po kujt t’i drejtohesh? Kur ata janë dora vetë? Kjo është metamorfoza fatale që të bëhet me imponim, me dhunë, me privimin e mundësisë për të krijuar një banesë të re me fqinj konstruktiv në qytetari. O Zot, me fanatizëm absurd dhe idiotë për të triumfuar mbi pafajësinë, shembujt janë pa numërim në këto 20 vite riatdhesim. Pikërisht, kjo zhvlerëson, si këtë sistem përfitimi, motivacionin, brendinë dhe veprën e tyre shoqërore e shtetërore gjersa kanë krahë një pushtet kriminal dhe jo humanitar, dhe sidomos pushtetin e policisë. Në këtë lojë, ku unë figuroj si një njeri jashtë loje, si një njeri i mallkuar 
     
  • Një fenomen i çuditshëm që më ka dëmtuar tërë jetën
     
    Këtu nuk kanë nderim për bindjet e të tjerëve, sidomos për vlerat, për dhuntitë e tjetrit. Po t’i bëjmë diagnozën këtij fenomeni, shpirtit njerëzor në skajin më të fundit, kemi pë...r të gjetur këtë fenomen të çuditshëm: Kush nuk mendon si unë, ai është kundërshtari im. Dhe ky fakt, më të fuqishmit i ka bërë që të shmangin armik shumicën e të bëjnë shoqërinë një burg të tjetërllojtë. Ky paravendim antishoqëror shfaqet gjithëkund, si në lëmin fetar, politik e shoqëror, bile deri në lëmin e diturisë. Dhe ja: nëse dyshojnë ose hetojnë që tjetri ka një zgjuarsi të aftë të prodhojë vepra virtuoze, që do të kenë jetë të gjatë, duan t’i zëjnë pusi në mënyra misterioze dhe të tmerrshme fatit të tij, sidomos karrierës dhe nuk lënë mundësi as që të mbesë gjallë, mandej e shtyjnë në marrëzi e në errësirë dhe lakmojnë ta bëjnë skllav në zinxhirin e skllavërisë dhe ta shndërrojnë në rrjetë, karrem. Në vegël qëllimesh të panjohura, të paidentifikuar bashkëpunëtorët në çdo fushë krimi. Nën një fshehtësirë në rrymat e nëndheshme nëpër një konsipracion të madh e të plotë. Saktësisht mendoj që në këtë mënyrë janë sjellë edhe me mua, me mjete të paligjshme, duke më bërë familjen burg shtëpiak, jashtë rendit natyrë, kur u ndeshën me refuzimin tim kategorik kundër molepsjes me perversat dinakë. Pikërisht këta më mbyllën çdo shteg mua. Sidomos ata që më kanë lakmuar pa më shtënë në duar. Nuk di, mos ishin vallë të padrejta aspiratat e mia në qëndrimin tim në raport me familjen, me shoqërinë, me shtetin?! Apo mos ishin të padrejta aspiratat e mia, mesazhet e mia, me poezinë time disidente?! Kur i kam dhunuar unë, në ndonjë mënyrë e sadopak, të drejtat e shqiptarëve? A ka mundësi të faktohet kjo? Mendoj që është e kundërta. Shqipëria dhe shqiptarët më kanë borxh nderin dhe jetën. Po. Çfarë poshërsish kanë bërë këta mbi mua. Këtë e thotë poezia që nuk duan ta botojnë me lloj-lloj privimesh. Më kanë zënë çdo shteg botimi, bile censorët edhe në internet kanë ndërhyrë, në televizionin shqiptar, sidomos, në median e katërt. Çfarë poshtërish të turpshme janë kryer përmbi mua, të tmerrshme e të fshehta, me qëllim që të arrihet nëpërmjet kataklizmave dhe apokalipseve shoqërore, qofshin edhe fetare, kthimi i individit pas, duke i vënë identitetin përfund, për të plotësuar planet të shpagës, hakmarrjeve idiote, sidomos me “Gjakun e Humbur” që këta të mos zbulohen e ndëshkohen. Më rrënqethet gjaku ndër deje kur mendoj se në një rast të tillë kanë shfrytëzuar figurën popull, me mjete të ulta krimesh, duke rënduar emrin e drejtësisë e përsosmërinë hyjnore ta fyejnë. Le të binden këta njerëzucë se krej të mirat që kanë siguruar për llogari të vetë nuk janë kurrësesi të mira, sepse janë nxjerrë në dëm të të tjerëve, sepse aty ku nuk është e vërteta, e drejta dhe e mira, nuk është Zoti. Ja pse midis meje dhe mjedisit rrethues shqiptar ka pasur vazhdimisht konflikte të heshtura, të pashpallura dhe ka deri në këtë tërheqje tërësore që unë kam bërë sot nga bota-lojë, duke mos mundur t’i bëjë ballë kriminalitetit të tyre të kudogjendur, duke shkelur parimin themelor të së të drejtës, që mbështetet në këtë: 
     
    1. Mos i bëj të tjerëve atë që s’do të të bëjnë ty. 
    2. Duaje të afërmin tënd si veten. 
     
    Këtë po paraqes këtu, si individ. Ndërkohë gjithashtu vlen të përmend dëbimin masiv të shqiptarëve, me eksode masive, klandestinë ose qoftë edhe me liberalizimin e vizave nga atdheu i tyre, prej karrieristëve shqiptarë që duan të sundojnë mbi Shqipërinë pa shqiptarë ose ta bëjnë Shqipërinë një burg të mbipopulluar, me spitale, pa punën dhe vlerën reale, por me krimin punë e krimin masiv, si sistem përfitimi. Unë isha dhe jam ende e shqetësuar se s’kam të ardhme, jo vetëm unë kur më persekutojnë me figurën popull, por s’ka të ardhme as vetë kjo forcë lëvizëse, bile ndërnjerëzore. Më janë tharë instiktet femërore që në rini, instiktet e amësisë. Më kanë ngrirë lotët për shkak të vuajtjeve të jashtëzakonshme që kam hequr dhe që poezia ime disidente i rrëfen hollësisht, pavarësisht nga censura dhe zhdukja e tyre.
    Diversiteti intelektual këtu është bërë e bëhet shtrembësirë e fatit, fataliteti tragjik
    Një njeri i zgjuar, ky njeri shikohet shtrembër nga zilia, bëhet shenjë antagonizmi dhe përmbi të bëhet kutur lufta e padrejtë vetëm nga cmira..., lufta e pabarabartë kalon nga një raport intim e i imët, në masë, në bazën front, luftime përmbi zhulin, me kast, kur njeriu nuk është as zhul e as fajtor. Këtë fenomen të paarsyeshëm e ndeshim edhe në një formë tjetër. Një shqiptar i kulturuar, po të ndjekë rrugën e një tjetri është dobësi, kujton ai. Historia e 50 viteve dje dhe kjo e njëzet viteve sot, kjo trysni, na e vërtetojnë këtë përbindësh të individualizmit egoist. Për të rrojtur në një demokraci të vërtetë, nuk duhet të mendojmë të gjithë në një kohë e me një kokë, as nuk kërkohet të kemi të njëjtat parime ose të jemi të pagabueshëm. Por ne doemos duhet t’ua vjelim të tjerëve të drejtën e arsyetimit e të bindjes po në atë mënyrë që kërkojmë që të tjerët të respektojnë mendimet e ndjenjat tona. Duhet të dimë se secili njeri dhe pa dashur mund të ndjekë një rrugë a një parim të gabuar. Prandaj, sikurse nuk duam të na përbuzë kush ne edhe po të jemi me gabim, ashtu edhe ne të mos të përbuzim askënd. Mbani të sinqertë parimin: Mos i bëni tjetrit atë që nuk do t’ua bëj tjetri ju. Ndihmoni drejtësisht njëri-tjetrin. Në këtë pikë aludoj, duke pasur parasysh fatin tim dhe fatin e figurës popull, bile edhe prespektivën e udhëheqjes politike që ndodhet përpara një ngërçi që do parë në këtë pikëpamje për demokratizimin e shpirtit dhe shoqërisë, kombit shqiptar si humanitar dhe jo xhelat.  
     
    Shkaqet e ngërçit
     
  • Si pozita, edhe opozita kanë punë me shqiptarin, me Shqipërinë, me drejtësinë e demokracinë. Si udhëheqja politike, qofshin edhe anëtarët e thjeshtë. Dhe këtë e vërteton uniteti me diversitet, ligji i të kundërtave dhe këndi i kundërtive. Shqiptarët duhet të dinë se kush është hartuesi i ngërçit, hartuesi i gabimit, vjedhja e votave apo parimi i kontrollit në vend, ballë për ballë, aty për aty, sy më sy e dhëmb për dhëmbë dhe jo si kofini pas të vjelit. Komisionerët duhen vëzhguar në çast. Kush është hartuesi i rrenën, kush rren dhe përse. Kush përçan; shpirti egoist apo e vërteta e identifikimit të realitetit social. Dihet që të gjithë kanë punë me drejtësinë hyjnore që i paraprin drejtësisë njerëzore dhe ky është një parim i madh. Hipokritët e mashtrues, si edhe të ndershmit, të drejtët, nuk i shpëtojnë shoshitjes dot. Shosha rri gati. Njeriu të cilit i vjen era njeri, mosbindjen kurrë nuk e tregon për bindje dhe atë për çfarë është i bindur që është gabim, kurrë nuk e pranon për të vërtetë. Kjo nuk është vetëm detyrë e çdo njeriu, por një detyrë e secilit njeri të ndershëm e të arsyeshëm. Ka rëndësi si pohimi i vërtetësisë në emër të së vërtetës, pra për hir të sinqeritetit, shpirtit dlirësi, luftë do çdo gabim. Luftë do çdo krim i paramenduar, kudo që ta gjejmë, edhe ndër interpretimet shkencore dhe ndër interpretimet e dogmave. Është vërtetuar gjatë kohës së ngërçit për këtë mirëkuptim ideal, shpirtëror, teorik, jemi të papërgatitur, të paditur, sidomos egoistë të tërbuar për votën, për kolltuqet, që u sigurojnë privilegje të jashtëzakonshme. Ndër ta, mirëkuptimi është domosdoshmëri në parimin që tjetrin mos e dëshirojmë përfund, të injoruar kot. Mendoj se është koha të bëjmë një krahasim të vogël midis fatit të individit dhe fatit të shoqërisë dhe kombit, ku individi kalon tragjedi të paimagjinuara. Dhe kjo ndodh thjeshtë për një shpirt egoist që ka dëshirë të shikojë vetëm interesat personale. Shqiptarë të ndershëm, pikërisht këtu është rreziku më i madh, shkaku dhe autorësia e të gjitha ndodhive që mua më kanë vënë përfund dhe që realitetin shqiptar e kanë bërë një burg të mbipopulluar, një ankand të drogës, prostitucionit dhe çdo krimi, ku edhe pse ulërihet për krimin e organizuar e korrupsionin, rrënjët e këtyre fenomeneve futen më thellë. Dhe në vend të një shoqërie humanitare, kemi një viktimizim masiv, për të cilin udhëheqja politike duhet të mendojë seriozisht për jetën e saj dhe për jetën e shumicës absolute, ku ekziston diversiteti më i madh, që nuk ka ekzistuar asnjëherë në realitetin shqiptar. Ju lutem, bëni përpjekje që të arrini të zbërtheni këtë shpirt femëror që po hedh këtë testament në çastet e fundit të jetës së saj! Mos veproni ashtu siç keni vepruar me mua. Mos krijoni ngërçe në Shqipëri me qëllim që Shqipëria të mos mbetet në bisht të të tjerëve. Shqiptarët duhet të jenë zot të vendit të tyre, pa qenë nevoja të marrin tru hua nëpër botë, qoftë edhe shpirt. Ky realitet që ndodh në Shqipëri ka nxjerrë edhe diplomacinë ndërkombëtare. Ka shumë mundësi që ky realitet të krijojë nga lufta intime, një luftë të madhe ushtarake që minjtë e kohës nuk do gjejnë dot vrima për t’u fshehur. Sepse shkenca ka arritur një perfeksionim të tillë, do t’i helmojë pa mundur të vetëfshihen me fjalën “viktima”. Secili duhet të ketë të qartë për kë punon dhe kujt i shërben puna e tij.
     
  • Tiranë 3 Gusht 2010

No comments:

Post a Comment